Korçë, pranga për grabitje 3 ruajtësve të kompanive private

29/09/2017 00:00

Agjentët e policisë së Korçës kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Diesel 3”, gjatë të cilit janë arrestuar 3 ruajtës të një shoqërie private.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ruajtësit janë vënë në pranga nën akuzën e abuzimit me anë të detyrës, me qëllim përvetësimin e parave dhe mallrave me prejardhje kriminale.

Në pranga kanë rënë shtetasit Marinel Demçe, Semi Llomi dhe Armand Bregu, përkatësisht 33, 23 dhe 30 vjeç dhe banues në fshatrat Shtyllë dhe Dvoran të Korçës.

Në disa raste, personat në fjalë kanë abuzuar me detyrën duke vjedhur sasi të konsiderueshme karburanti nga depozitat e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pronësi të një firme të kontraktuar nga gazsjellësi TAP.

Sasia e vjedhur e karburantit u shitej më pas personave të tjerë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 360 litra naftë, që ishte vjedhur nga gardianët.

Top Channel