Roskovec, 56-vjeçari plagos gruan me thikë

27/09/2017 12:00

Një 56-vjeçar banues në Roskovec është arrestuar paraditen e së mëkurës pasi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 53-vjeçare.

Shefit H. u shoqërua në polici, ndërkohë që gruaja e tij, shtetasja me iniciale L.H., është e shtruar në spital, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel