Digjet makina e Frrokajt. Bashkia e Lezhës: Të zbardhet ngjarja

25/09/2017 00:00

Një prej automjeteve që morën flakë gjatë natës në oborrin e një pallati në Lezhë  është fuoristrada Mercedes Benz që përdor kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj.

Në një deklaratë të Bashkisë Lezhë thuhet se janë në pritje të përfundimit të hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies, ndërsa bën thirrje për të hedhur dritë mbi këtë rast, nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet.

Automjeti ishte marrë në përdorim me një kontratë huaje që prej muajit korrik nga Bashkia e Lezhës dhe përdorej nga vetë kryetari demokrat. Bashkë me këtë mjet mori flakë edhe një tjetër makinë pak pas mesnatës, në një vendparkim në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Në vendngjarje shkuan ekipe zjarrfikësish që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia që po heton shkaqet e rënies së zjarrit.

Hetuesit  kanë marrë në pyetje disa persona dhe kanë sekuestruar pamjet e  kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes.

Top Channel