Burg për trafikantët e velierës

24/09/2017 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi mesditën e së dielës masat e sigurisë “arrest me burg” për italianin Xhovani Paladino dhe shqiptarin Veli Ymeri, të akzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh e mbetur në tentativë.

Dy personat u kapën ditën e enjte, në afërsi të plazhit të Darëzezës në Fier, teksa tentonin të trafikonin mbi një ton drogë me një velierë. Në momentin që kanë pikasur forcat e policisë, Paladino dhe Ymeri kanë filluar të hedhin në det lëndën narkotike, e cila pasi është mbledhur nga policia, rezultoi me një peshë prej 1,2 tonë.

Gjatë seancave për vlerësimin e masave të sigurisë, as italiani Xhovani Paladino dhe as shtetasi shqiptar Veli Ymeri nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, duke mbajtur të fshehur bashkëpunëtorët e tjerë në këtë tentativë të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Top Channel