“Shkëlzen Doli, Albanian Soul” i dhuroi kryeqytetit një natë të mrekullueshme, me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë me mijëra vetë nga e gjithë shqiptaria.

I tillë ishte konceptuar që në fillim. Shkëlzen Doli e kishte sipërmarrje të vetën, të bënte bashkë shumë shqiptarë të brezave të ndryshëm dhe t’iu dhuronte atyre këngët e veta të rikompozuara.

Pjesa e parë e preku Shqipërinë në çdo cep. Që nga “Valsi i lumturisë”, “Arbëreshës sime”, “Potpuri korçare”, e deri te “Pranvera në Prishtinë”.

Një koncerti madhështor nuk mund t’i mungonte pjesa klasike. Të ftuar specialë, flautisti i Filarmonisë së Vjenës, Walter Auer, udhëheqësi i violinçelave Sebastian Bru, e pianisti Luca Monti, sollën për herë të parë në sheshin “Skënderbej” muzikën klasike, njësoj si në koncertet madhështore në shesh të kthyera në traditë në vendet e tjera europiane.

Dalloi sidomos “Bolero” e Ravel.

E ftuar speciale ishte edhe një nga zërat më me famë bashkëkohore, sopranoja Miriam Tola.

E për ta përmbyllur u bënë bashkë Kosova dhe Shqipëria me “Xhamadani vija-vija”.

Shkëlzen Doli e quajti këtë koncert “Shpirti i shqiptarit” për t’i dhënë vendin e vet muzikës së mrekullueshme shqiptare, që çdokush i pranishëm në sheshin “Skënderbej” e ndieu dhe e këndoi me zemër.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta