Sekuestrohen 67 kg kanabis në Igumenicë, në pranga 3 shqiptarë

23/09/2017 00:00

Një operacion i përbashkët antidrogë mes policisë kufitare të Sarandës dhe policisë greke në Igumenicë ka çuar në sekuestrimin e 67 kilogramëve kanabis sativa.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave në kuadër të operacionit janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga policia e Igumenicës 3 shtetas shqiptarë që po transportonin lëndën narkotike.

Sipas burimeve, kapja e tyre është bërë në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës. Ata janë identifikuar me inicialet B.K, L.R dhe A.K, të moshave nga 25 në 28 vjeç.

Këta shtetas ishin bashkë dhe kishin tre çanta shpine me lëndë narkotike të ndarë në pako, saktësojnë më tej burimet policore.

Top Channel