Irani sfidon SHBA, teston raketën

23/09/2017 00:00

Pas Koresë së Veriut, është Irani ai që sfidon Presidentin amerikan me testimin e një rakete. Lëshimi i Khoramshahr me një rreze veprimi prej 2000 km u transmetuar live në televizionin shtetëror.

Nuk dihet me saktësi se ku u zhvillua testimi i raketës së re e më të avancuar balistike.

Në OKB të martën, Trump e kritikoi ashpër programin raketor të regjimit të ajatollahëve e bashkë me të, sulmi edhe marrëveshjen atomike të arritur nga paraardhësi i vet Barack Obama me Teheranin në 2015-n.

Dy ditë më pas, presidentit iranian Hassan Rouhani njoftoi se në këmbim, Irani do të rrisë fuqinë e tij ushtarake. Raketa  Khoramshahr ishte e para e prezantuar gjatë paradës ushtarake të zhvilluar të premten në kryeqytetin irakian. Sipas mediave të huaja, ajo është e aftë të bartë koka të shumëfishta raketore. 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta