Digjet një makinë pranë Gjykatës në Vlorë

23/09/2017 00:00

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë.

Automjeti tip “Fiat Panda” ka qenë në lëvizje, kur drejtuesi i automjetit ka vërejtur se në pjesën e motorit po dilte tym.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me forca policore.

Pasi në momentin e parë policia mori njoftim për zjarrvënie të qëllimshme.  Zjarri që ka përfshirë automjetin ka sjell dhe panik të kalimtarët ,dhe banorët nga frika e ndonjë shpërthimi të automjetit. Por ardhja e zjarrfikëseve ka bërë shuarjen e flakëve, si dhe policia ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit.

Top Channel