Arrestohet djali, në kërkim babai, u gjet drogë në banesë

23/09/2017 00:00

Policia e Fier ka sekuestruar një sasi prej 14 kilogramësh lënde narkotike kanabis sativa, duke vënë në pranga një person e shpallur në kërkim babain e tij.

Në pranga është vënë shtetasi Ergest Prençe, 31 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e babait të tij, shtetasit L.P, 58 vjeç.

Policia njofton se nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Pirrë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa e ndarë në tre thasë.

Top Channel