Alarm fals për bombë në Paris

22/09/2017 00:00

Një stacion metroje shumë pranë kullës “Eiffel” është evakuuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Paris, pas alarmit për një bombë, që rezultoi gjithsesi i rremë.

Policia u thirr në ndihmë në stacionin “Cambronne” të metrosë, pas raportimeve për një pako të dyshimtë. Stacioni në fjalë gjendet shumë pranë sheshit më të famshëm të Parisit dhe ndodhet në zonën qendrore të frekuentuar nga turistët.

Pas një ore kërkimesh, pakoja rezultoi të mos kishte asgjë të dyshimtë, ndërsa pasagjerët u lejuan të riktheheshin rreth orës 21 të darkës.

Siguria në Francë mbetet e lartë, e veçanërisht përreth kullës “Eiffel”, pas një serie sulmesh terroriste që kanë goditur Francën, të kryera nga militantë të Shtetit Islamik.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel