Google ecën dhe më tej në sektorin e smartphone-ve dhe zyrtarizon blerjen e një pjese të aktivitetit të kompanisë tajvaneze HTC për 1.1 miliardë dollarë.

Kolosi i Mountain View bën të ditur se do të blejë skuadrën e HTC që ka punuar me smartphone-t e tij Pixel, dhe siguron një licencë jo ekskluzive mbi disa aftësi intelektuale të shoqërisë tajvaneze.

Google në fakt edhe më herët kishte tentuar të hynte drejt për drejtë në tregun “mobile” duke blerë në 2012 Motorola Mobility për 12.5 miliardë dollarë. Por më pas ajo u shit tek kinezët e Lenovos dy vjet më pas për 2.91 miliardë dollarë.

Top Channel