Pushuesit kosovarë helmohen nga ushqimi në Durrës

18/09/2017 00:00

Një grup pushuesish të ardhur nga Kosova për një fundjavë në plazh kanë përfunduar në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit.

Shkak është bërë një helmim ushqimor. Drejtuesja e repartit infektiv Nadire Kërtusha thotë se situata e tyre po normalizohet. Nga dëshmitë e para mësohet se në përbërje të grupit janë punonjës të administratës dhe sindikalistë të komunës së Rahovecit.

Pasi kanë konsumuar një drekë në një nga restorantet e zonës së Shkëmbit të Kavajës, grupi ka nisur përgatitjet e kthimit, por gjendja e rënduar shëndetësore e pjesës më të madhe të tyre e ka vështirësuar situatën.

Burimet spitalore bëjnë të ditur se dhe persona nga stafi i restorantit kanë pasur të njëjtat simptoma.

Ndërkaq, policia vendore nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen dhe ecurinë e hetimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA