Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Pasi goditi rëndë Kubën, uragani “Irma” mbërriti në Florida si një stuhi e kategorisë së katërt. Fillimisht goditi ishujt Key West me erëra deri në 209 km në orë, e më pas ju drejtua bregdetit perëndimor në Floridan kontinentale.
Sipas medias amerikane Abc News edhe pse pa shkelur mire ne florida, irma ka shkaktuar 3 viktima. Një burrë humbi jetën në kontenë e Monrosë në Key West, pasi humbi kontrollin e kamionit që po drejtonte për shkak të erës së fortë, ndërsa dy të tjerë vdiqën në një aksident rrugor në kontenë e Hardee.
Erërat e forta dhe përmbytjet kanë përfshirë edhe Majemin, kryesisht distriktin financiar te qytetit. Me shume se 1.4 milion banesa janë pa energji elektrike dhe mbi 2 mijë fluturime u anuluan.
6.3 milionë njerëz u urdhëruan të evakuoheshin me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo në rrugën që do të ndjeke stuhia.
Gati i gjithë shteti është në alarm, e të paktën 36 milionë njerëz rrezikohen nga shkulmet e forta te erës, reshjet e dendura dhe përmbytjet.
Përmes një mesazhi ne rrjetin social twitter presidenti amerikan njoftoi se të gjitha trupat e mobilizuara në terren janë gati, e megjithatë fjalët e tij kishin tone apokaliptike. “Zoti na bekoftë të gjithëve”-shkroi numri një i Shtëpisë së Bardhë.
Të kërcënuara nga rritja e nivelit të ujit deri në 4.6 metra, janë edhe ishujt koralore, shumica e të cilave gjenden vetëm pak cm mbi nivelin e detit. Një zyrtar paralajmëroi se qëndrimi në ishuj do të nënkuptonte vetëvrasje.
Guvernatori i Floridas Rick Scott ka vënë në dispozicion 390 qendra strehimi ku janë grumbulluar shumë të moshuar, familje e gra afro-amerikane.
Ndryshe nga parashikimet stuhia duket se do të godasë drejtpërdrejtë Floridën Perëndimore, me qytetin e Shën Petersburg që është me i ekspozuar ndaj furisë së saj. Para se të përplasej në Florida, Irma shkaktoi 27 viktima në Kubë ku para mbërritjes së stuhisë u evakuuan 1 milionë persona.
Top Channel