PSG vazhdon spektaklin me Neymar e Mbappe, i shënon 5 gola Metz

08/09/2017 00:00

Vetëm me Neymar, PSG u bë një tjetër skuadër në Ligue 1, ndërsa edhe me Mbappe në formacion, ata janë bërë me të vërtetë të papërballueshëm për kundërshtarët.

PSG fitoi bindshëm 1-5 në transfertë ndaj Metz mbrëmjen e sotme, ku protagonistë absolutë ishin pikërisht Neymar e Mbappe, të cilët përveç golave të shënuar dhuruan spektakël gjatë gjithë ndeshjes.

Cavani shënoi golin e parë për PSG, ndërsa vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me Riviera, por vetëm kaq pasi pjesa e dytë i përkiste e gjitha miqve, që shënuan edhe 4 gola.

Në minutën e 59, Mbappe shënoi golin e dytë për PSG në këtë ndeshje dhe të parin me këtë skuadrës.

Më pas ishte braziliani Neymar e sërish Cavani, ndërsa në fund e gjeti golin edhe Lucas, duke e vulosur rezultatin në 1-5.

Pesë ndeshje, po kaq fitore dhe një golavarazh i frikshëm 19 me 3, e bëjnë PSG udhëhqëse absolute të renditjes në Ligue 1.

Top Channel