
Të shtunën në mbrëmje ishte parashikuar të zhvillohej një prej sfidave më të nxehta të Serie A mes Sampdorias dhe Romës, por gjatë orëve të fundit të së premtes është marrë një vendim ekstrem, shtyrja e këtij dueli.
Shkak është bërë moti i keq që ka përfshirë krahinën e Ligurias dhe qytetin e Gjenoves. Sipas meteorologëve, situata do të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas një takimi të zhvilluar në prefekturë, u vendos shtyrja e këtij takimi për një datë tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që shirat dhe moti i keq shkaktojnë anulimin apo ndërprerjen e ndeshjeve në stadiumin “Marassi”. Në katër vitet e fundit, janë shtyrë 5 ndeshje. Në datën 11 Shtator të vitit të shkuar, arbitri ndërpreu ndeshjen Genoa-Fiorentina në minutën e 28 për shkak të terrenit të vështirë. Në 13 Shtator 2015 takimi Sampdoria-Bologna u shty ashtu si edhe sfidat Sampdoria-Genoa dhe Sampdoria-Inter.
Top Channel