
Tashmë është zyrtare, Milani është pranë shitjes të argjentinasit Josè Sosa tek turqit e Trabzonspor, ndërsa sot mbyllet zyrtarisht edhe merkatoja në Turqi.
Sipas mediave Italiane marrëveshja mes 2 ekipeve është arritur, ndërsa pritet që përcaktohen vetëm disa detaje të kontratës para se palët të firmosin.
Sipas calciomercato mesfushori 32-vjeçar do të kalojë tek turqit për 6 milionë euro, ndërsa ai vetë do të përfitojë 5 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme.
Por ndërsa kuqezinjtë kanë arritur të shesin Sosan, shitje e planifikuar prej fillimi të merkatos, tashmë synojnë të blindojnë një prej yjeve të tyre, Suson.
Drejtuesit e Milanit janë takuar me agjentin e ri të spanjollit për të biseduar për rinovimin e kontratës së 23-vjeçarit, e cila skadon në 2019-ën.
E sipas Tuttosport, kuqezinjtë i kanë ofruar talentit 23-vjeçar 3 milionë euro në sezon, ndërsa paga aktuale e tij është 1 milionë euro, por mbetet për t’u diskutuar ende kohëzgjatja e kontratës.
Top Channel