Kapet jahti me 3.9 tonë marijuanë dhe 3 shqiptarë në bord

06/09/2017 08:45

Një operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe Policisë Italiane ka çuar në sekuestrimin nga GdF të 3 ton e 992 kilogramë marijuanë.

Në orët e para të mengjesit, nga ana e Guardia di Finanza u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një jahti me flamur të SHBA. Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues ishin tre shtetas shqiptarë me inicialet F.M., E.V., dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane, në zonën e Viestes.

Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Policia rezervohet për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor. Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA