Rusi, nxënësi sulmon mësuesin më sëpatë

05/09/2017 00:00

Një 15-vjeçar në Rusi ka sulmuar mësuesin e tij me sëpatë, e më pas ka hapur zjarr e ka lëshuar granata tymuese në një shkollë në afërsi të Moskës.

Autoritetet vendase thonë se 3 fëmijë janë lënduar gjatë ikjes së rrëmujshme, pasojë e panikut të madh që ngjalli mes tyre incidenti. Ndërkohë, mësuesi është në gjendje kritike për jetën.

Episodi i rëndë ndodhi në një shkollë lokale të qytezës Ivantejevka, rreth 20 km në verilindje të kryeqytetit rus. Adoleshenti është arrestuar e po merret në pyetje nga policia. Autoritetet ende nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi arsyet e gjestit të tij ekstrem.

Mediet ruse thonë se, në rrjetin social tejet të përdorur në vend, “VKontakte”, djali i identifikuar vetëm si Mikhail ishte regjistruar me mbimerin Klebold, njësoj me atë të njërit prej sulmuesve në gjimnazin amerikan “Columbine” në vitin 1999. Statusi i tij i fundit ishte: fshijeni jetën time, 5 shtator 2017.

Top Channel