Francë, akrepi në bord shtyn fluturimin Paris-Glasgou

05/09/2017 00:00

Një fluturim nga Parisi në Glasgou, që do të kryhej gjatë natës mes së hënës dhe së martës, është shtyrë pasi një pasagjer ka konstatuar praninë e një akrepi në bord.

Autoritetet deklaruan se shtyrja e fluturimit u bë për arsye sigurie, ndërkohë që avioni ndodhet ende në aeroportin Charles de Gaulle.

“Siguria dhe komforti i pasagjerëve tanë, por edhe ekuipazhit, është gjithmonë prioriteti ynë kryesor, ndaj për të qenë brenda normave avioni do të niset në orarin pasardhës”, deklaruan burime nga kompania ajrore përkatëse.

Kompania u kërkoi falje pasagjerëve për këtë të papritur dhe i strehuan ata në hotele për të kaluar natën.

Top Channel