Britani, Forcat Ajrore hapin dyert për femrat

01/09/2017 00:00

Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe hapën të gjitha rolet për femrat, të premten, duke u bërë e para degë e ushtrisë britanike që hap të gjitha fushat e shërbimit për gratë dhe burrat.

Lëvizja për të pranuar aplikime nga femrat për t’iu bashkuar regjimentit “RAF”, vjen pas një vendimi të vitit të kaluar për të shfuqizuar ndalimin e grave në role luftarake, siç është për shembull këmbësoria.

Trajnuesit e Forcave Ajrore thonë se, hapja e dyerve për femrat është një lëvizje progresive, që reflekton ndryshimet në shoqëri.

“Ka një ndryshim progresiv në sjellje. Shoqëria ka ndryshuar. Kohët e fundit ushtria duhet të pasqyrojë shoqërinë që mbron dhe unë mendoj se shumë gjëra po ndryshojnë”, tha një trajnues.

Ata thonë se, të njëjtat standarde do të jenë të aplikueshme si për burrat, ashtu edhe për gratë, me qëllim që të mos ketë asnjë ndryshim në mënyrën e zhvillimit të operacioneve.

Top Channel