Përmbytjet në Hjuston, koncert në mes të ujit

31/08/2017 00:00

Një muzikant lokal dhe pastor, Aric Harding, e gjeti shtëpinë e tij në Friendswood të Teksasit të përmbytur, pasi u kthye për të marrë atje disa sende të fëmijëve.

Për t’i treguar të birit se pianoja e tij ende punonte, u ul në karrigen e mbuluar nga uji për të luajtur një pjesë, ndërsa një mik i familjes, regjistronte në kamera.

Pamjet më pas u hodhën nga Harding, në faqen e tij në Instagram, bashkë me shënimin ‘ajo që na përkiste, nuk është më, ashtu si i gjithë qyteti….”.

Friendswood  është pjesë e zonës metropolitane të Hjustonit dhe mijëra shtëpi atje janë dëmtuar nga përmbytjet që pasuan uraganin Harvey.

Top Channel