Trump për Penianin: Dialogu nuk është zgjidhje

30/08/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në Twitter lidhur me provokimet e fundit të Koresë së Veriut.

“Dialogu nuk është përgjigjia e duhur”, ka thënë Trump në profilin e tij në rrjetin social.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka nënvizuar se, Shtetet e Bashkuara kanë dialoguar me Korenë e Veriut dhe i ka paguar asaj para në formë zhvatjeje për 25 vjet.

Lidhur me testin e fundit raketor të Penianit reagoi më herët edhe qeveria kineze, e cila deklaruar se Pekini zyrtar do të mbështesë “plotësisht dhe tërësisht” rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministri i Jashtëm Wang Yi ka siguruar se Kina do të punojë në kontakt me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit për të gjetur përgjigjen më të mirë ndaj provokimeve të Penianit.

Edhe Rusia, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov shprehu një ditë më parë angazhimin ndaj rezolutave të OKB-së.

Top Channel