Nis pelegrinazhi i Haxhit, dy milionë myslimanë në Mekë

30/08/2017 00:00

Afro dy milionë myslimanë nga e gjithë bota fillojnë sot pelegrinazhin e Haxhit në Arabinë Saudite.

Pelegrinët do të kalojnë nëpër disa rituale gjatë 5 ditëve të ardhshme, përfshirë ecjen rreth Xhamisë së Madhe në Mekë, si dhe vizitën në malin Arafat.

Haxhillëku konsiderohet se është njëra nga 5 shtyllat e Islamit dhe secili mysliman që ka mundësi, duhet së paku njëherë gjatë jetës të shkojë në këtë ritual.

Këtë vit pritet që afro 90 mijë iranianë të marrin pjesë në haxhillëk, pasi e kishin bojkotuar ceremoninë në vitin 2015 pas një rrëmuje, kur mbetën të vrarë mëse 2.000 njerëz.

Këtë vit, haxhillëku mbahet në periudhën e krizës diplomatike ndërmjet Katarit dhe disa vendeve të tjera arabe, përfshirë Arabinë Saudite, si dhe në kohën kur grupi ekstremist i Shtetit Islamik ka humbur pjesë të territoreve të gjëra, që dikur i ka pasur nën kontroll në Irak dhe Siri.

Top Channel