Kim Kardashian ndoshta i do të gjitha kopertinat për veten e saj. Por në numrin e shtatorit të revistës “Interview”, 36-vjeçarja shfaqet si Jakcie Kennedy.

Ajo ka pozuar me vajzën e saj 4-vjeçare North. Në intervistë ajo ka folur edhe për ngritjen në suksesin e saj. “Jepini vajzës pak respekt”, është shprehur ajo,  teksa duket si ish Zonja e Parë Jackie Kennedy kur jetonte në Shtëpinë e Bardhë në vitet ’60.

Intervista nis duke folur për North, vajza e saj dhe këngëtarit Kanye West. “Ne kemi rregulla strikte për fëmijët. Disa sezone nuk janë. Në disa të tjera janë shumë pak, thjesht për të treguar pak nga personaliteti, por nuk ka kurrë histori për ta. Por më pas janë dhe rrjetet sociale, ku jemi gjithmonë të hapur”, rrëfen Kim.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel