Zyrtare, Memushaj mbetet në Serie A
28/08/2017 00:00
Pavarësisht përpjekjeve të tij sezonin e kaluar për ta mbajtur skuadrën e Peskarës mes më të mirave në Serie A, kjo gjë nuk ndodhi, por Memushaj do të luajë edhe këtë sezon në elitën e futbollit italian.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Beneventos, e cila është ngjitur këtë sezon në Serie A. Benevento e ka huazuar lojtarin me të drejt blerje për 700 mijë euro.
Në skuadrën e Beneventos, Memushaj i bashkohet edhe Gjimshitit, i transferuar me herët te skuadra e Serie A.
Në dy ndeshjet e para në kampionat, Benevento ka koleksionuar dy humbje dhe Memushaj shihej si një përforcim i rëndësishëm në këtë fillim sezoni.
Top Channel