Stërvitja e parë me Panuccin
28/08/2017 00:00
Stadiumi “Selman Stërmasi” në kryeqytet ishte arena e stërvitjes së parë të Christian Panucci nën drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit.
Tekniku italian i kuqezinjve u njoh nga afër me lojtarët e listës ku mungonin vetëm dy protagonistë.
Migjen Basha do të luajë edhe një ndeshje me Barin ndërsa mesfushori tjetër Jahmir Hyka zbarkon në Rinas të martën, për shkak të distancës së madhe dhe fluturimit përtej kontinentit.
I pranishëm në këtë seancë ishte edhe presidenti i FSHF, Armand Duka i shoqëruar nga zv/presidenti Lutfi Nuri. Stadiumi “Selman Stermasi” do të jetë shtëpia përgatitore e kuqezinjve për dy ndeshjet eliminatore kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.
Top Channel