Stanaj në “MTV VMA” me Jessie J

28/08/2017 00:00

Nuk mund të mos ishte i pranishëm edhe një shqiptar i talentuar si Albert Stanaj në një ndër eventet më të rëndësishme muzikore si “MTV VMA”.

Stanaj, i cili po korr shumë sukses si artist në Shtetet e Bashkuara, na ka shfaqur momente të ndryshme nga mbrëmja e djeshme, por ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte një fotografi ku shfaqet me Jessie J.

Ai dhe këngëtarja britanike e kanë postuar këtë foto në profilet e tyre në “Instagram” dhe ajo çfarë nuk dinim është se Jessie, qenka një fanse e zjarrtë e Stanaj. Kësaj fotoje të lezetshme ajo i ka bashkangjitur diçiturën; “Më në fund arrita të takoj këtë makineri zhurmuese”, një krahasim ky që shkon për vokalin e mrekullueshëm të shqiptarit tonë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel