SHBA, policia qëllon dhe vret 50-vjeçaren (VIDEO)

28/08/2017 00:00

Autoritetet në Karolinën e Veriut publikuan pamjet filmike nga kamera e një patrulle policore, ku shfaqej momenti kur dy oficerë qëlluan me armë një grua.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit korrik. Makina e policisë iu përgjigj një thirrjeje për një aksident rrugor dhe u shfaq në vendngjarje.

Jashtë makinës ndodhej e shtrirë 50-vjeçarja Tina Renee Medlin. Në momentin që afrohen oficerët e policisë, ajo ngrihet dhe menjëherë vendos dorën në brez. Policët u njoftuan nga një dëshmitar në vendngjarje se gruaja ishte e armatosur.

Menjëherë ata i kërkuan që të mos bënë asnjë veprim dhe të mos e nxirrte armën. 50-vjeçarja nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre dhe nisi të qëllonte me armë. Dy oficerët u kundërpërgjigjën dhe për pasojë Tina Renee Medlin mori dy plumba në trup. Ajo ndërroi jetë tri ditë më vonë në spital.

Policia vendosi të publikojë videon për të shmangur akuzat se ndaj 50-vjeçares ishte përdorur forcë e tepruar dhe se ajo nuk përbënte rrezik për oficerët e policisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel