Partizani i Beogradit përforcohet me ish-lojtarin e Man. United
28/08/2017 00:00
Para ndeshjeve të grupeve në Europa League, ku gjendet së bashku me Skënderbeun, Young Boys dhe Dinamon e Kievit, Partizani i Beogradit ka rikthyer në shtëpi Zoran Tosic.
30-vjeçari, i cili më herët ka qenë pjesë edhe e Manchester United, Koln e së fundi CSKA e Moskës do ta vazhdojë karrierën te kundërshtari i korçarëve në grupet e Europa League.
Një përforcim mjaft i rëndësishëm për skuadrën serbe, duke pasur parasysh që futbollisti është edhe pjesë e kombëtares.
Top Channel