Monako gjen pasuesin e Mbappe. Blen Jovetiç nga Interi

28/08/2017 00:00

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Stevan Jovetiç me të gjitha gjasat do të jetë një futbollist i Monakos për sezonin e ri.

Futbollisti malazez i thotë kështu “lamtumirë” Interit, me zikaltrit që kanë arkëtuar 11 milionë euro, ndërsa te skuadra nga Principata pritet të veshë fanellën me numrin 10, gjë që sinjalizon edhe shitjen e talentit francez Mbappe.

Për këtë të fundit qarkullojnë zëra se, Monako e PSG kanë gjetur akordin për transferimin në formë huazimi, me detyrim blerjeje vitin e ardhshëm për 180 mln euro, duke u bërë kështu blerja e dytë më e madhe për parizienët, pas Neymarit këtë merkato nga Barcelona për 220 mln euro, sa ç’ishte klauzola e prishjes së kontratës.

Top Channel