Modelet e reja të Victoria’s Secret

28/08/2017 00:00

Audicionet për modelet e pasarelave të Victoria’s Secret u mbyllën këtë javë në Nju Jork, dhe janë përzgjedhur dy vajza, të cilat e kanë  pritur me entuziazëm konfirmimin.

Njëra prej tyre, Amilna Estevao, nga Angola, është mjaft e surprizuar me përzgjedhjen dhe shpërthen në lot nga gëzimi. Ajo ka punuar disa herë për Tom Ford e disa kompani të tjera. “Jam shumë e lumtur që u përzgjodha. Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa vlen për mua”, thotë Estevao.

Ndërsa vajza tjetër, Roosmarijn de Kok, një bukuri e vogël hollandeze, i cila ka modeluar për markën simotër të VS, Pink, pavarësisht se ka qënë edhe më herët në pasarela, përzgjedhja nga VS është e pabesueshme. “Është hera e dytë për këtë vit për mua që marr pjesë në audicion, e di se çfarë pres, por kjo nuk të ndihmon me nervat. Nuk mund ta besoja dhe nuk mundem ende. Thjesht fillova të qaja, kur u konfirmova. Është një ngritje përpara dhe kur zbulon se ia ke dalë është shokuese”, thotë De Kok.

FOTO GALERI
1/2
Roosmarijn de Kok

Top Channel