Ligji në Kenia, 4 vite burg për qeset e plastikës

28/08/2017 00:00

Kenianët që prodhojnë, shesin apo edhe thjeshtë përdorin qese plastike, rrezikojnë dënimin me burg deri në katër vite apo gjoba 40 mijë dollarëshe, nga e hëna ndërsa një prej ligjeve më të ashpër në botë që synon të reduktojë ndotjen plastike, hyri në fuqi.

Vendi në Afrikën Lindore i bashkohet më shumë se 40 vendeve të tjera që kanë ndaluar plotësisht, pjesërisht apo kanë taksuar përdorimin e qeseve plastike, mes të cilave Kina, Franca, Ruanda dhe Italia.

Shumë qese plastike hidhen në oqean, ato dëmtojnë breshkat, mbysin zogjtë e detit e mbushin stomakët e delfinëve dhe balenave me mbeturina deri sa këta të fundit vdesin urie.

“Kjo është diçka që duhet ta kishim bërë 10 vjet më parë, por tani, ishte e domosdoshme”, thonë zyrtarët. Ligji në Kenia, lejon policinë të ndjekë këdo që mban një qese plastike. Sidoqoftë, më i ashpër ai do të jetë për prodhuesit dhe furnizuesit.

Elementë të qeseve plastike, hyjnë në ujë, dhe kur gjallesat e ujit i hanë ato, mikroplastika kalon tek njerëzit kur këta të fundit ushqehen me to. Supermarketet e mëdha në Kenia, si francezi Carrefur dhe Nakumatt, ka filluar që më herët ti ofrojë klientëve çanta prej cope si alternativë.

Top Channel