Guardiola: Premier League, më e ndjekura, jo më e forta!

28/08/2017 00:00

Premier League nuk është ende kampionati më i fortë në botë. Ky është opinioni i dhënë nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili iu referua rezultateve të klubeve angleze në arenën europiane. Chelsea është skuadra e fundit që ka arritur në finalen e Ligës së Kampioneve në vitet e fundit, në 2012 kur edhe fitoi ndërkohë që rekordin e mban Spanja me 6 të tilla.

“E di që ju doni të dëgjoni të them se Premier League është kampionati më i fortë”, iu drejtua Guardiola gazetarëve. “Por ajo është liga më e ndjekur. Sigurisht që është një kampionat i vështirë, por edhe ndeshjet në “Bernabeu”, “Camp Nou” apo “Sanchez Piz’juan” nuk janë të lehta për t’u luajtur. Kjo sepse në dekadën e fundit të gjitha skuadrat spanjolle janë pjesë e Ligës së Kampioneve dhe Europa league, duke i fituar shpesh këto kompeticione. Premier League do të jetë më e forta kur me të 5 skuadrat do të arrijë në raundet e fundit në Ligën e Kampioneve”.

Pas 3 javëve të para në kampionat, Manchester City ndodhet në vendin e 4 në renditje me 7 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Manchester United.

Top Channel