Mayweather: Mbajta premtimin, ndeshja nuk zgjati 12 raunde

27/08/2017 00:00

Floyd Mayweather largohet nga boksi pa asnjë humbje në karrierë, edhe pse ndeshja e tij e fundit ishte kundër një debutuesi si Conor McGregor, të cilin e mundi me “knockout” teknik në raundin e dhjetë.

“Bëra atë që premtova. Premtova që ndeshja nuk do të shkonte deri në fund dhe e mbajta premtimin. Thashë që do ta mbyllja më përpara”, tha me krenari veterani amerikan menjëherë pasi përfundoi sfida.

Në lidhje me McGregor, Mayweather tha: “E lashë që të më godiste në fillim dhe më pas u lodh. Është më i mirë nga sa e mendova”.

Top Channel