I jep për të pirë fëmijës duke bërë celebrimin (Foto)

27/08/2017 00:00

Një nuse braziliane është bërë e famshme pasi është fotografuar gjatë ditës së saj të dasmës duke ushqyer me gji fëmijën.

24-vjeçarja Danielly Katsue, nga Kuiaba e Brazilit, i dha për të pirë djalit të saj 3-muajsh ndërkohë që po shkëmbente unazat me partnerin.

Fotografja Monica Carvalho vendosi që fotot e veçanta t’i shpërndante në Instagram për të treguar se femrat mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre “kudo dhe kurdo”.

Edhe pse kishte frikë fillimisht për reagimin e njerëzve, fotografja thotë se këto foto u pritën jashtëzakonisht mirë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel