“Instagrami” dhe realiteti, sa shumë ndryshim!

25/08/2017 00:00

Mediat sociale dhe veçanërisht “Instagrami” janë të mbushura me foto të panumërta me bikini dhe jo vetëm të personazheve të “showbiz”-it, por edhe të të rejave që kërkojnë famën ose të duken sa më bukur për ndjekësit e tyre.

Por një prej këtyre përdorueseve ka zbuluar të vërtetën prapa këtyre fotove që duken të përsosura. Chessie King, 24 vjeç, nga Londra, ka postuar një seri fotosh ku tregohet se sa ndryshe duket trupi i saj në varësi të këndit, ndriçimit, apo qëndrimit.

Blogerja 24-vjeçare tha se vendosi të publikonte fotot në profilin e saj të “Instagramit” pasi donte të ishte e “ndershme” me ndjekësit e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel