
Qeveria e futbollit europian lançoi një nismë të re të pagëzuar “Loja e barabartë”, për të promovuar mundësitë e barabarta në sportin më popullor në planet.
Mes atyre që iu bashkuan ceremonisë në Montekarlo ishin edhe mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dhe presidenti i UEFA-s, Ceferin.
“Nëse duhet të jemi të ndershëm nga pikëpamja sociale në një institucion duhet të refuzojmë racizmin, seksizmin, homofobinë dhe diskriminimin e njerëzve me aftësi ndryshe. E rëndësishme është të veprosh”, tha kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Kur isha i vogël, ftoja që të gjithë shokët e moshës time, arabë, kinezë, të gjithë ishim bashkë për të luajtur futboll. Nuk ka rëndësi nëse je i madh apo i vogël, me aftësi të kufizuara apo jo, ti bën gjënë që do më shumë”, tha Pogba.
Top Channel