I divorcuar, Abramovich pushime në superjahtin 338 mln €

23/08/2017 00:00

Manjati rus, Roman Abramovich është fotografuar i vetmuar teksa ka qenë duke pushuar në superjahtin e tij prej 338 milionë euro, disa ditë pas lajmit për ndarjen nga gruaja e tij e tretë.

Pronari i Chelsea është fotografuar në Antibe, pranë një resorti luksoz mes Kanës dhe Nisës, ku ai ka një prej vilave të tij, për të cilën e ai harxhoi 32 milionë euro për ta rinovuar pasi e bleu në 2001-shin.

Abramovich, pasuria e të cilit mendohet të jetë rreth 7 miliardë paund, së fundmi ka vendosur që të jetojë i ndarë nga gruaja e tij. Burime pranë çiftit bëjnë me dije për Daily Mail se 50-vjeçari dhe bashkëshortja e tij e tretë, Dasha Zhukova, 36 vjeçe, prej disa kohësh bënin jetë të ndryshme.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel