Nga kjo fundjavë do të ketë çdo vit edhe një konkurs “Elvis Presley i Azisë” dhe adhuruesit e ikonës së Rock n Roll-it në këtë pjesë të botës, nuk mund të jenë më të kënaqur se kaq. 

23 pjesëmarrës nga Filipinet, Tajlanda, Japonia, Singapori, Malajzia dhe Australia iu bashkuan garës së mbajtur njëkohësisht si homazh në 40 vjetorin e këngëtarit legjendar.

Secili me kostume të ndryshme, konkurrentët u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë të famshme të idhullit të tyre, si “I’ve Lost You”, “You Gave Me a Mountain” apo “Jailhouse Rock”.

Në gjykimin e jurisë do të zinte vend aftësia për të imituar karizmën e këngëtarit të madh, si dhe pamjen e jashtme apo lëvizjet tipike të tij.

Garën e fitoi filipinasi Jun Espinosa, i cili u shpërblye me një udhëtim falas në vendlindjen e Elvisit,  Graceland.

Organizatori i konkursit Douglas Masuda sqaroi se dëshira e tij dhe e bashkëpunëtorëve është përjetësimi i trashëgimisë së artistit të madh që ndërroi jetë papritur, nga një atak në zemër, në moshën 42 vjeçare, si dhe afrimi i figurës së mbretit të rokut me brezin e ri.

Top Channel