Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Taylor Swift fitoi betejën ligjore me DJ, David Mueller pas akuzave të këngëtares se ai e kishte ngacmuar seksualisht gjatë shkrepjes së një fotoje në një koncert në vitin 2013.
Beteja 4-vjeçare gjyqësore përfundoi me fitoren e Swift, një fitore morale për këngëtaren, pasi nga ana financiare ajo kërkoi dëmshpërblimin simbolik prej 1 dollar ndaj Mueller.
Bëhet fjalë për një foto të shkrepur në vitin 2013 gjatë një koncerti të këngëtares në Denver. Sipas Swift, gjatë shkrepjes së imazhit, David Mueller i vendosi duart tek të pasmet e saj, poshtë fustanit.
Vetë Mueller kundërshtoi pretendimet e Swift dhe gjatë betejës gjyqësore ngriti një kundërpadi duke e akuzuar këngëtaren se padia e saj i kishte kushtuar vendin e punës dhe karrierën si DJ.
Megjithatë, gjykatësit refuzuan padinë e Mueller dhe në fund i dhanë të drejtë Taylor Swift.
Top Channel