U nis nga Shqipëria, italiani kapet me marijuanë në Bari

10/08/2017 08:25

Guardia di Finanza e Portit të Barit ka ndaluar një shtetas italian i cili po transportonte nga Shqipëria 922,9 gr. vaj hashashi dhe 10 114,2 gr. marijuanë.

Lënda narkotike transportohej nga shtetasi G.M., 50 vjeç, e fshehur në bagazhin e një automjeti me targa italiane. Falë një analize risku të ndarë bashkërisht dhe një shkëmbimi intensiv informacionesh me Guardia di Finanza, Policinë e Kufirit Durrës dhe Policinë Kriminale Italiane në Shqipëri, u bë e mundur të ndalohet në Bari.

Po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve mes Policisë Kufitare të Durrësit, Guardia Di Finanzës së Barit dhe Policisë Kriminale Italiane në Shqipëri.

Për shkak të sekretit hetimor rezervohen të dhëna të tjera.

Top Channel