Kapshticë, arrestohet 56-vjeçari me kokainë

08/08/2017 00:00

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Kapshticës, pasi i është gjetur 20.8 gr kokainë.

Sipas policisë, në mjetin Mercedes Benz të Dhimitër Kutrollit, 56 vjeç, nga Tirana, i cili ishte duke shkuar për në Greqi, u gjet sasia e dyshuar e kokainës.  Ndaj tij rëndon akuza e trafikut të narkotikëve, mbetur në tentativë.

Top Channel