Gafa e shekullit të kaluar

07/08/2017 00:00

Në vitin 1997 ai u shpall lojtari i vitit për të rinjtë në Zelandën e Re, duke qenë edhe një prej lojtarëve që premtonte të ardhme në futbollin e këtij shteti.

Në vitin 2007, Noah Hickey, i dha fund futbollit profesionist të luajtur, por pavarësisht arritjeve në karrierë ai do të mbahet mend për arsyen e gabuar, për një gol të humbur në vijë fatale.

Goli i humbur, i cilësuar si gafa e shekullit të kaluar në futboll, ka ndodhur në një prej ndeshjeve të Central United, ku Hickey ishte pjesë e saj mes viteve 1996-1997.

Top Channel