Një tjetër rekord për “Despacito”

05/08/2017 00:00

Video e këngës “Despacito”, e Luis Fonsi është më e shikuara në YouTube deri më sot, pasi ka tejkaluar këngën “See you Again” të Wiz Khalifa dhe Charlie Puth.

Kjo e fundit në 2015 pushtoi publikun, ndpshta dhe për rolin si kolonë zanore e filmit Furious 7. Vetëm më 10 korrik See you again kishte thyer rekordin e koreanit Psy me Gangnam Style.

Despacito pak orë pasi u bë kënga absolute më e parë në YouTube kaloi pa mundim shifrën e 3 miliardë shikimeve.

Që nga dalja e YouTube në 2005, janë 14 video që kanë kaluar shifrën e 2 miliardë shikimeve. E para ka qënë Gnagnam Style në dhjetor të 2014. Të tjerat kanë qënë Sorry e Justin Bieber, Uptown Funk! i Mark Ronson dhe Bruno Mars, Shake it off e Taylor Swift, Bailando i Enrique Inglesias, Sugar i Maroon 5, Roar e Katy Perry dhe sërish Taylor Swift me Blank Space.

Top Channel