Aksidente në Krujë e Kukës, një i vdekur dhe 9 të plagosur

05/08/2017 00:00

Një 38-vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik, ku mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës në Thumanë te Krujës.

Ndërkohë në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec, te Ura e Shtrezës, një makinë tip “Opel” ku udhëtonin katër femra dhe një vajzë 3 vjeçe, ka dalë  nga rruga.

Të gjitha pjesëtarë të një familje nga zona e Shishtavecit, të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze për jetën.  Edhe në segmentin Kukës-Kalimash, në afërsi të Tunelit të Kalimashit një motor është përplasur me trafikndarësen, ku për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i mjetit.

Top Channel