Dështon sërish seanca, Kosova nuk zgjedh dot kryeparlamentarin e ri

04/08/2017 00:00

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të enjten e ardhshme, të paktën kështu raportojnë mediat kosovare bazuar në burimet e tyre brenda forcave politike.

Seanca e sotme dështoi sërish pas koalicioni PAN nuk u paraqit në sallë dhe shtyrja e saj ishte e pashmangshme. Koalicioni Pan, i përbërë Partia demokratike e Kosovës, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë kërkuar një takim konsultativ për të mërkurën e ardhshme, pra një ditë para seancës, pasi ai i sotmi përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Enver Hoxhaj nga PDK tha se PAN është i gatshëm të tërheqë kandidatin për kryetar të kuvendit Kadri Veselin dhe ta zëvendësojë me një emër tjetër, me kushtin që parlamenti të votojë qeverinë Haradinaj, një formë votimi në pako e kreut të qeverisë dhe Kuvendit.

Hoxhaj i kërkoi kreut të kuvendit, deputetit më të vjetër Adem Mikullovci që të mos thërrasë seanca pa koordinim me të gjitha partitë, pasi datat dhe çështjet teknike nuk duhet të shndërrohen në tema politike. Por shefi i grupit parlamentar të LDK, Avdullah Hoti tha se nuk ka logjikë kërkesa e PAN-it për votim në pako të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.

Ai shtoi se koalicioni PAN nuk e ka shumicën e nevojshme për të themeluar institucionet prandaj, po zgjat qëllimshëm mbajtjen e seancës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta