Zgjedhjet në Venezuelë, shifrat e pjesëmarrjes u manipuluan

02/08/2017 00:00

Shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e së dielës në Venezuelë janë manipuluar. Kështu deklaroi kompania që i siguroi autoriteteve 24 000 makineri për votimin elektronik.

Autoritetet zgjedhore në Venezuelë thanë se mbi 8 milion njerëz votuan në zgjedhjet për asamblenë e re kushtetuese. Por sipas Antonio Mugica, shefi i përgjithshëm i kompanisë Smartmatic, Antonio Mugica, shifra e vërtetë është të paktën 1 milion më e ulët. Më herët edhe opozita venezueliane, e cila bojkotoi zgjedhjet tha se pjesëmarrja ishte fryrë.

“Me keqardhje më duhet të raportoj se shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e të dielës në Venezuelë janë manipuluar”, tha Antonio Mugica, shef i Smartmatic.

Ai shtoi se do të bëhet një audit i plotë për të dhënë një shifër të saktë. I pyetur pse nuk kontaktoi me autoritete në Venezuela, Mugica tha se ato zor se do të prisnin mirë deklaratën e tij.

Shumë vende në botë nuk i kanë njohur zgjedhjet e së dielës në Venezuela që nxjerrin jashtë loje parlamentin në vendin e zhytur në krizë dhe komentet e Smartmativ thjesht e vërtetojnë këtë.

Megjithatë, zor se ku zbulim do të bindë qeverinë e presidentit Nicolas Maduros të tërhiqet, ndërsa vendi zhytet edhe më thellë në kaos.

Top Channel