Me sëpatë e të maskuar, pamje të frikshme nga Anglia

02/08/2017 00:00

Pamje të frikshme janë publikuar së fundmi në internet të tre personave të maskuar që sulmojnë drejtuesin e një automjeti, madje njëri prej tyre e qëllon atë edhe me sëpatë.

“Daily Mail” shkruan se video është filmuar në Birmingam, ndërsa sipas disa komentuesve ajo është filmuar në Londër.

Në video, drejtuesi i automjetit kërkon mëshirë nga tre personat e maskuar, ndërsa tenton edhe të mbrohet.

Deri tani, policia britanike ka thënë se nuk ka marrë asnjë telefonatë për ngjarjen. I çuditshëm është guximi i një tjetër shoferi, i cili kishte ndaluar shumë pranë ngjarjes së tmerrshme dhe e filmon atë pa u trembur!

FOTO GALERI
1/4

Top Channel