Çmimi i Madh i Hungarisë mbylli pjesën e parë të sezonit në Formula 1.Pilotët dhe skuadrat kanë rreth 1 muaj pushim përpara se të klthehen sërish në pistë në 27 gusht në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Lewis Hamilton u shfaq i lehtësuar për këto pushime që sipas tij erdhën në momentin e duhur.

“Përfundimisht mund të them se jam i kënaqur që erdhën pushimet, ishte momenti i duhur, – tha piloti britanik i Mercedes- ka qenë një periudhë e vështirë në aspektin fizik, psikologjik dhe emocional për të gjithë në skuadër.
Deri tani kemi përjetuar një sezon aspak të lehtë dhe mendoj se këto pushime do t’u bëjnë mirë të gjithëve për të rifituar energjitë”.

Lewis Hamilton, që përpara garës së Hungarisë e kishte çuar në vetëm 1 pikë diferencën me kryesuesin e Botërorit Sebastian Vettel, pas përfundimit të saj e pa veten sërish të distancuar nga gjermani i Ferrarit i cili me fitoren në Hungaroring e çoi diferencën e pikëve me të në 14.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA