Korçë, plagoset me thikë një 52 vjeçar

29/07/2017 00:00

Një 52 vjeçar është plagosur rëndë, si pasojë e një sherri banal të rregjistruar në lagjen 17, të qytetit të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në afërsi të një lokali në Korçë, ndërsa i plagosur ka mbetur Astrit Satellari 52 vjeç.

Sipas të dhënave të para dyshohet se 52 vjeçari është plagosur pasi është përfshirë në një sherr për djalin e tij, ndërsa autorët e kësaj ngjarje janë M.B, rreth 25 vjeç dhe A.B, rreth 51 vjeç (at e bir).

52 vjeçari është qëlluar disa herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar në spitalin rajonal, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Mësohet se sherri fillimisht ka nisur mes djemve dhe 52 vjecari ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin, por situata është rënduar, duke u përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, duke bërë që 52 vjeçari të plagoset rëndë.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel